Greqia përdori plumba gome kundër emigrantëve që tentonin të kalonin kufirin

Janë plagosur dy shtetas të Afganistanit.

Forcat greke të sigurisë plagosën me plumba gome dy emigrantë afganë të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin për të shkuar në vendet e tjera evropiane.

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga burime të sigurisë, policia greke përdori plumba gome për të parandaluar kalimin e emigrantëve të parregullt në Evropë. Dy shtetas afganë u plagosën.

Emigrantët, të cilët kanë pësuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit, u është ofruar ndihmë.

Greqia ka kthyer më parë emigrantët në Egje duke përdorur forcën.

Për shkak të veprimeve çnjerëzore të Greqisë, gjatë stinës së dimrit ka pasur raste të ngrirjes së emigrantëve me përfundim fatal.

Kategoritë
BotaLajme