“Njerëzit mund të ndërmarrin veprime dhe të thyejnë rrethimin aty ku qeveritë mbyllin sytë ndaj krimeve”, theksoi Iniciativa “Marshimi drejt Gazës, Greqi”
Iniciativa “Marshimi drejt Gazës, Greqi” në Greqi njoftoi se do t’i bashkohet me anijen e saj Flotiljes Globale “Sumud”, e cila po shkon drejt Gazës, transmeton Anadolu.
“Njerëzit mund të ndërmarrin veprime dhe të thyejnë rrethimin aty ku qeveritë mbyllin sytë ndaj krimeve”, theksoi Iniciativa.
“Dy anije greke thyen për herë të parë bllokadën e Gazës në vitin 2008 dhe se kriza humanitare në Gaza sot është shumë më e thellë, ku mijëra fëmijë humbasin jetën dhe miliona të tjerë janë zhvendosur”, thuhet në deklaratë.
Detajet rreth anijes që do të dërgohet nga Greqia nuk po zbulohen për arsye sigurie, theksohet në deklaratën në të cilën vihet në dukje se qeveria e Athinës, për shkak të bashkëpunimit të saj të ngushtë me Izraelin, mund të bllokojë udhëtimin dhe se sekreti është i nevojshëm sepse Izraeli ka shënjestruar nisma të ngjashme në arenën ndërkombëtare.
“Marshimi drejt Gazës, Greqi (March to Gaza Greece)”, tha se data e nisjes së anijes mund të njoftohet vetëm 24-48 orë më parë dhe se qeveria greke duhet të garantojë sigurinë e udhëtimit.