Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje ka shtruar pyetje për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), siç thotë ai “si Sami Lushtakut”.
Nëpërmjet një shkrimi në ‘facbook’ Gola tha se nëse analogjikisht me sot, problemi i Serbisë me Kosovën paska qenë problem politik, me çfarë zgjidhje politike do të ishte i kënaqur”.
“Kam nje pyetje per ata luftetare te UÇK-se, si Sami Lushtaku, te cilet me fort lehtesi filluan ta perbrendesojne diskursin ojeqeist e pseudoliberal duke terhequr paralele ndermjet shtrirjes se sovranitetit ne veri sot dhe terrorit qe Millosheviqi kishte ushtruar mbi shqiptaret dikur. Nese, analogjikisht me sot, problemi i Serbise me Kosoven paska qene problem politik, me cfare zgjidhje politike ai do te ishte i kenaqur dhe do t’i mjaftonte te mos e kape armen ne dore per te luftuar kunder Serbise?! Nuk e kam per polemizim politik. Sinqerisht jam fort i interesuar me e dite pergjigjen