Mërgimtaret vetëm gjatë muajit qershor kanë sjell para “kesh” në Kosovë në vlerën prej 123.9 milionë euro, që paraqit një rritje prej 18 për qind më shumë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Nga kjo vlerë Gjermania vazhdon të kryesoj si shteti me përqindjen më të lartë që mërgimtarët kanë dërguar para.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) në muajin qershor nga Gjermania vlera e remitancave ishte 38.1 %, e pasuar nga Zvicrra me 17.6 % dhe rreth 7.5 % të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.







