Gjermania do të sigurojë 500 milionë dollarë për programin e NATO-s për Ukrainën

“Gjermania është gati të financojë një nga paketat e para të ndihmës ushtarake me një vlerë prej 500 milionë dollarësh”, tha Ministria gjermane e Mbrojtjes.

Gjermania njoftoi gatishmërinë e saj për të financuar me aleatët e saj të tjerë, një paketë ndihme ushtarake me vlerë 500 milionë dollarë në kuadër të “Listës së Nevojave Prioritare për Ukrainën” (PURL) të NATO-s.

Ministria gjermane e Mbrojtjes lëshoi një deklaratë me shkrim në lidhje me programin “PURL”.

“Gjermania është gati të financojë, me aleatët e tjerë të saj, një nga paketat e para gjithëpërfshirëse të ndihmës ushtarake në kuadër të programit PURL, me një vlerë totale prej 500 milionë dollarësh”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu në deklaratë u falënderua ShBA-ja për gatishmërinë e tyre për të vazhduar furnizimin me armë dhe municione për Ukrainën dhe u theksua se vendimi i Gjermanisë për të marrë pjesë në këtë iniciativë forcon ndjeshëm mbështetjen e saj për Ukrainën.

Më tej u vu në dukje se qeveria është në konsultim të ngushtë me NATO-n dhe aleatët e saj mbi detajet.

Kategoritë
BotaLajme