Gjermani, “të gjelbrit” propozojnë koalicion mes 3 partive politike, me SPD-në dhe liberalët

“Pas diskutimeve tona të brendshme, ne morën një vendim. Tani do të ishte e arsyeshme që të ketë bisedime shumë më të thella me SPD-në dhe FDP-në. Ne i propozojmë këtë FDP-së që të kalojë në bisedime trepalëshe të koalicionit”, tha Baerbock.

Bashkë-kryetarja e partisë gjermane ‘Aleanca 90/Të Gjelbrit’, Annalena Baerbock, ka bërë të ditur se partia e saj dëshiron të fillojë bisedimet me Social Demokratët (SPD) dhe liberalët e Demokratëve të Lirë (FDP) për të formuar një qeveri koalicioni mes tre partive politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pas diskutimeve tona të brendshme, ne morën një vendim. Tani do të ishte e arsyeshme që të ketë bisedime shumë më të thella me SPD-në dhe FDP-në. Ne i propozojmë këtë FDP-së që të kalojë në bisedime trepalëshe të koalicionit”, tha Baerbock në një konferencë për media në Berlin.

Komentet e saj erdhën pasi partitë kryesore politike të vendit përfunduan bisedimet dypalëshe mbi opsionet e koalicionit pas zgjedhjeve parlamentare të 26 shtatorit.

FDP-ja është planifikuar të mbajë një debat të brendshëm më vonë për të vendosur lëvizjen e radhës të partisë në bisedimet e koalicionit.

SPD-ja grumbulloi më shumë vota nga FDP-ja, por nuk arritën të sigurojnë shumicë në parlament, andaj këto rezultate treguan se Gjermania mund të përballet me negociata disa mujore midis partive politike për të formuar një qeveri.

Edhe pse doli në vendin e katërt për sa i përket votave në zgjedhje, FDP-ja shihet si parti vendimtare për formimin e qeverisë së re.

Kategoritë
BotaLajme