Gjenerali amerikan: Kina ka demonstruar se ka aftësi për të luftuar kundër satelitëve armiq

Aftësitë e Kinës për luftë hapësinore janë përforcuar me kapacitete të reja për luftë “satelit kundër sateliti”, të cilat janë vëzhguar dhe monitoruar nga Forcat Hapësinore të Shteteve të Bashkuara.

Zëvendës komandanti i operacioneve hapësinore, gjenerali Michael Guetlein, deklaroi se satelitët amerikanë kanë identifikuar satelitë kinezë që po stërviten për luftime “satelit kundër sateliti”.

“Përmes mjeteve tona komerciale, kemi vëzhguar pesë objekte të ndryshme në hapësirë duke manovruar brenda, jashtë dhe përreth njëri-tjetrit me sinkronizim dhe nën kontroll të plotë,” tha gjenerali Michael Guetlein.

“Kjo është ajo që ne e quajmë ‘dogfight’ në hapësirë. Ata po stërviten në taktika, teknika dhe procedura për të zhvilluar operacione hapësinore në orbitë nga një satelit tek tjetri,” shtoi Guetlein.

Në këto manovra u përdorën sateliti Shiyan-24C dhe tre satelitë eksperimentalë Shiyan-605. Detyra kryesore e këtyre satelitëve kinezë ishte testimi i kontrollit dhe menaxhimit të satelitëve në operacione të përbashkëta.

 

Kategoritë
BotaLajme