Gjashtë simptoma në trup që tregojnë se jeni nën stres të tepërt

Të gjithë jemi nën stres herë pas here. Nëse nuk e njohim në kohë që jemi në një periudhë stresuese dhe nuk punojmë për ta zbutur, kjo mund të lërë pasoja më serioze për shëndetin tonë, paralajmërojnë mjekët. Nga gjendja e lëkurës dhe humori deri te cilësia e gjumit, është e rëndësishme të vërejmë shenjat e para të niveleve të larta të stresit për të shmangur problemet shëndetësore.

Doktoresha Stephanie Ooi thotë se është e rëndësishme që njerëzit të njohin në kohë shenjat e stresit të madh dhe të marrin ndihmë, jo vetëm për mirëqenien emocionale, por edhe për shëndetin fizik, raporton Index Fit.

“Së pari, stresi nuk është gjithmonë negativ. Në fakt, është një emocion shumë i dobishëm për trupin tonë. Gjatë periudhave të stresit, trupat tanë përjetojnë një reagim të çlirimit të hormoneve, duke përfshirë adrenalinën, që na ndihmojnë të përballemi me situatat e pakëndshme në mënyrën më të mirë të mundshme. Por stresi tani është pjesë e përditshmërisë sonë dhe problemet mund të fillojnë kur simptomat e stresit i përjetojmë për një kohë të gjatë pa qenë shpesh të vetëdijshëm për këtë,” shpjegon mjekja e përgjithshme. Sipas mendimit të saj, ka disa simptoma fizike që mund të tregojnë se nivelet e stresit në trupin tonë janë shumë të larta. Këto përfshijnë:

përkeqësim të gjendjes së lëkurës (puçrra, akne, skuqje)

lodhje

shtim në peshë

çrregullime të tretjes

pagjumësi

imunitet të dobësuar

Hulumtimet kanë treguar se sasi të mëdha të stresit te njerëzit mund të jenë ngushtë të lidhura me një sërë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti, sëmundjet e tiroides, gastriti, dhimbjet e shtyllës kurrizore, dhimbjet kronike të kokës dhe marramendja.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi