Gara e çiklizmit “La Vuelta” në Spanjë ndërpritet për shkak të protestave pro Palestinës

Gara trejavore, e mbajtur nga 23 gushti deri më 14 shtator, është shënuar nga protesta pothuajse të përditshme kundër Izraelit që nga 27 gushti.

Faza e fundit e garës së çiklizmit “La Vuelta” në Spanjë u ndal vetëm 3 kilometra larg vijës së finishit për shkak të protestave të lidhura me Izraelin, transmeton Anadolu.

Gara trejavore, e mbajtur nga 23 gushti deri më 14 shtator, është shënuar nga protesta pothuajse të përditshme kundër Izraelit që nga 27 gushti, kur hyri në Spanjë nga Italia dhe Franca.

Pas hyrjes në Spanjë, “La Vuelta” u përball me protesta kundër Izraelit, të cilat penguan përfundimin e garës në kushte normale.

Protestuesit shënjestruan posaçërisht ekipin izraelit “Israel-Premier Tech”, në pronësi të Sylvan Adams-it, një mik i njohur i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, duke bërë thirrje për largimin e tij nga gara.

Gjatë gjithë skenës, banorët e qyteteve përgjatë rrugës shfaqën flamuj palestinezë nga ballkonet dhe vazhduan të protestonin. Disa protestues mbanin gjithashtu kukulla të mbuluara me bojë të kuqe, që simbolizonin fëmijët e vrarë në Gaza.

Kategoritë
BotaLajmeSport