Talentuaga futbolliste zvicerane e përfaqësueses kombëtare, Sydney Schertenleib (18 vjeç), para Kampionatit Europian të Femrave që po mbahet në Zvicër, ka treguar për miqësinë e saj me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
“Kisha rastin ta takoj Yamalin në një set xhirimi të Adidas-it. Që atëherë, mbështesim njëra-tjetrën,” ka rrëfyer Schertenleib për Blick, duke theksuar se për shkak të strukturës së veçantë të klubeve, ato rrallë takohen.
“E takova rastësisht në atë xhirim. Zakonisht nuk takohemi sepse jemi të izoluar – femrat kanë qendrën dhe palestër e tyre, e unë më së shumti jam në La Masia. Nëse përkohet, mund të takohemi në qendrën mjekësore,” ka shtuar ajo.
Në ndeshjen hapëse të Euro 2025 kundër Norvegjisë, Schertenleib hyri në fushë në 30 minutat e fundit, ndërsa ndaj Islandës luajti gjithë takimin.