Fushë Kosova drejt ndryshimit: Qytetarët e Lismirit, Nakaradës dhe Kollonisë me Valon Prebrezën

Në kuadër të takimeve të fushatës për balotazh, kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prebreza, ka zhvilluar mbrëmë tubim madhështor me banorët e Lismirit, Nakaradës dhe Kollonisë, ku është pritur me entuziazëm dhe mbështetje të madhe nga qytetarët.

Takimet u zhvilluan në atmosferë energjike dhe mobilizuese, duke reflektuar besimin e qytetarëve në vizionin e Prebrezës për një Fushë Kosovë më të drejtë, më transparente dhe më të zhvilluar.

Energjia dhe pjesëmarrja e lartë në këto tubime konfirmuan frymën e bashkimit që po karakterizon këtë fushatë dhe gatishmërinë e qytetarëve për të qenë pjesë e ndryshimit.
Prebreza theksoi se ndryshimi është i mundur vetëm kur qytetarët bashkohen rreth vlerave të ndershmërisë dhe përkushtimit. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se bashkimi i Lismirit, Nakaradës dhe Kollonisë është dëshmi se qytetarët e Fushë Kosovës janë gati për një kapitull të ri të qeverisjes lokale.

Me këtë seri takimesh, fushata e Valon Prebrezës po hyn në fazën e saj përmbyllëse me një mesazh të qartë: ndryshimi do të ndodhë më 9 nëntor, me qytetarët në qendër dhe me besimin e përbashkët për një Fushë Kosovë që ecën përpara.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi