Franca dënoi sot “me fjalët më të ashpra të mundshme” sekuestrimin e disa shtëpive të palestinezëve nga okupuesit izraelitë në fshatin Qusra të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Franca dënoi sot “me fjalët më të ashpra të mundshme” sekuestrimin e disa shtëpive të palestinezëve nga okupuesit izraelitë në fshatin Qusra të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.
“Franca dënon me fjalët më të ashpra të mundshme pushtimin e disa shtëpive të palestinezëve nga kolonët izraelitë në fshatin Al-Qusra të Bregut Perëndimor si dhe dhunën e ushtruar kundër civilëve palestinezë”, tha një deklaratë e Ministrisë së Jashtme franceze.
Deklarata u bëri thirrje autoriteteve izraelite “të arrestojnë dhe të sjellin para drejtësisë autorët e këtyre akteve”.
“Ndërsa aktet e dhunës së kryera nga kolonët shumëfishohen në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, Franca u bën thirrje autoriteteve izraelite të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullsinë civile palestineze, siç janë të detyruara të bëjnë sipas ligjit ndërkombëtar”, tha ministria.
Franca përsëriti “dënimin e saj të politikës izraelite të vendbanimeve”, duke paralajmëruar se ajo “kërcënon zgjidhjen me dy shtete dhe përkeqëson tensionet në terren”.
Sulmet nga okupuesit izraelitë kundër palestinezëve dhe pronave të tyre janë intensifikuar në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar që kur Izraeli nisi luftën e tij në Rripin e Gazës në tetor 2023, duke shkaktuar paralajmërime palestineze dhe ndërkombëtare për konfiskimin në rritje të tokës dhe shtëpive dhe zhvendosjen e banorëve.


















