Numri i vdekjeve të lidhura me urinë që nga tetori 2023 është rritur në 428, mes tyre 146 fëmijë
Një foshnjë palestineze njëmuajshe, Majid Zarab, humbi jetën sot si rezultat i kequshqyerjes dhe urisë së shkaktuar nga Izraeli në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Trupi i Majidit u dërgua në spitalin “Al-Nasser” në qytetin jugor Khan Younis për procedurat e varrimit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vdekjeve të lidhura me urinë që nga tetori 2023 është rritur në 428, mes tyre 146 fëmijë.
Izraeli ka mbyllur të gjitha pikat kufitare të Gazës që prej 2 marsit, duke penguar hyrjen e ushqimeve dhe kamionëve me ndihma, edhe pse qindra prej tyre presin në kufi. Ky veprim e ka përkeqësuar katastrofën humanitare në enklavë, duke lënë banorët pa qasje në furnizimet bazë.
Ushtria izraelite ka vrarë pothuajse 65 mijë palestinezë në Gaza që nga tetori 2023, shumica gra dhe fëmijë. Bombardimet e pandërprera e kanë bërë enklavën të pabanueshme dhe kanë çuar në uri masive dhe përhapje sëmundjesh.