Flotila për Gazën paralajmëron sulm izraelit brenda 48 orëve

Flotila që bart ndihma humanitare për Gazën ka njoftuar se ka marrë informacione të besueshme mbi një sulm të mundshëm izraelit në 48 orët e ardhshme.

Sipas deklaratës, ekziston mundësia që gjatë sulmit disa anije të mbyten dhe të ketë viktima në njerëz. Organizatorët kanë njoftuar se së shpejti do të mbajnë një konferencë për shtyp për të dhënë detaje shtesë rreth kërcënimeve dhe planit të mëtejshëm të flotilës.

Në të njëjtën kohë, ata i kanë bërë thirrje qeverive dhe organizatave ndërkombëtare të ndërhyjnë për të garantuar një kalim të sigurt gjatë misionit për thyerjen e bllokadës izraelite ndaj Gazës.

Kategoritë
BotaLajme