“Fitorja ndaj Serbisë, pak më e ëmbël si shqiptar” – Edon Maxhuni rrëfen përvojën e tij me Finlandën në EuroBasket
SHPÉRNDAJE
11/09/2025
EuroBasket 2025 është një turne i surprizave dhe Edon Maxhuni është pjesë e tyre. Ai është ndër liderët e një Finlande që po shkëlqen në mënyrë të papritur, por shumë të merituar. Në parket po jep gjithçka, ndërsa jashtë tij flet me qartësi për përgjegjësinë që ndjen, për rrugëtimin e tij profesional dhe për dëshirën që një ditë të luajë edhe në Kosovë.
Në këtë intervistë ekskluzive për Telegrafin, Maxhuni flet për emocionet e suksesit me Finlandën, fitoren ndaj Serbisë që e quan “pak më të ëmbël si shqiptar”, formën e tij individuale në turne, synimet me klubin e tij në Francë, lidhjen e vazhdueshme me basketbollin kosovar dhe ëndrrën për të fituar titullin edhe në vendlindje.