Firma kombëtare saudite e transportit detar thotë se cisterna e saj është përfshirë në “incident sigurie” në Detin e Kuq

Njoftimi vjen menjëherë pasi Huthit e Jemenit pretenduan një sulm ndaj anijes me raketë balistike.

Bahri, kompania kombëtare e transportit detar e Arabisë Saudite, tha të hënën se një nga cisternat e saj është përfshirë në një “incident sigurie” në Detin e Kuq, transmeton Anadolu.

“Të gjithë anëtarët e ekuipazhit në bordin e anijes Amzan janë të sigurt dhe është konfirmuar se nuk ka pasur të lënduar”, tha kompania në një deklaratë.

Kompania shtoi se zyrtarët e saj mbeten në “kontakt të vazhdueshëm” me anijen dhe po koordinohen ngushtë me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara në sektorin detar, ndërsa monitorojnë zhvillimet.

Më herët të hënën, grupi Huthi i Jemenit njoftoi se kishte goditur anijen Amzan me një raketë balistike në pjesën veriore të Detit të Kuq, në brigjet e Yanbusë në perëndim të Arabisë Saudite, duke shkaktuar zjarr në bordin e cisternës.

Kategoritë
BotaLajme