FIBA Europe Cup lavdëron atmosferën në ndeshjen Bashkimi – Anwil

Faqja zyrtare e FIBA Europe Cup ka lavdëruar atmosferën fantastike që u krijua mbrëmë në Prizren gjatë ndeshjes mes Bashkimit dhe skuadrës polake Anwil.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, organizata prestigjioze evropiane ka shpërndarë imazhe nga palestra në Prizren, duke theksuar mbështetjen e zjarrtë të tifozëve vendas, të cilët krijuan një skenë të veçantë sportive.

Kategoritë
LajmeSport