Fenomenja tajvaneze e njohur në rrjetet sociale si Guava Beauty, e cila njihej për videot ku konsumonte produkte kozmetike si buzëkuq dhe maska fytyre, ka ndërruar jetë në moshën 24-vjeçare si pasojë e këtyre përmbajtjeve të rrezikshme.
Guava Shuishui, siç ishte emri i saj i vërtetë, kishte fituar një numër të madh ndjekësish në TikTok dhe Instagram duke konsumuar produkte kozmetike si buzëkuq, allkë, maska për fytyrën madje edhe pambuk, për të tërhequr vëmendjen e publikut.
Sipas raportimeve të South China Morning Post, vdekja e saj e papritur dyshohet të ketë ardhur si pasojë e helmimit nga substancat kimike që gjenden në këto produkte kozmetike. Megjithatë, autoritetet ende janë në pritje të rezultatit të raportit toksikologjik për të konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes.
U sëmur papritur dhe ndërroi jetë
Guava Beauty njihej për videot ku, pasi testonte produkte kozmetike, provonte edhe shijen e tyre, dhe madje merrte sugjerime nga ndjekësit për produkte të reja që duhej të “provonte”.
Familja e saj njoftoi përmes rrjeteve sociale se ajo ndërroi jetë më 24 maj si pasojë e një sëmundjeje të papritur. Në deklaratën emocionale të publikuar thuhej:
“Ky udhëtim përfundoi papritur, por Shuishui, si gjithmonë, përballoi gjithçka me përkushtim, seriozitet dhe dritën që e karakterizonte. Falënderojmë të gjithë ata që e kanë mbështetur. Ajo tani vazhdon të ndriçojë në një vend tjetër.”
Vdekja e saj shkaktoi panik
Lajmi për vdekjen e saj shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Ndjekës dhe komentues të shumtë shprehën shqetësimin për ndikimin negativ që këto përmbajtje mund të kenë veçanërisht te të rinjtë. Disa komentuan:
“Është argëtuese të shohësh dikë që ha produkte grimi, por mos harroni që ato përmbajnë kimikate të rrezikshme.”
U sëmur papritur dhe ndërroi jetë
Guava Beauty shpeshherë në përmbajtjet e saj testonte produkte të grimit dhe më pas provonte edhe shijen e tyre. Ajo merrte sugjerime nga ndjekësit për produkte të reja që duhej të provonte, duke e kthyer këtë në një pjesë të rregullt të përmbajtjes së saj.
Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e saj në rrjetet sociale, familja njoftoi se ajo ndërroi jetë më 24 maj si pasojë e një sëmundjeje të papritur.
Në deklaratë thuhej:
“Kjo udhë ka përfunduar papritur, por Shuishui, si gjithmonë në momentet më të vështira, qëndroi e fortë, punëtore dhe plot dritë. Falënderojmë të gjithë ata që e kanë mbështetur. Ajo tani po vazhdon të ndriçojë diku tjetër.”
Vdekja e saj shkaktoi panik
Vdekja e Guava Beauty shkaktoi reagime të mëdha në rrjetet sociale.
Shumë përdorues theksuan se përmbajtje të tilla mund të kenë ndikim negativ te ndjekësit e rinj. Disa të tjerë paralajmëruan: “Të hash produkte grimi mund të duket argëtuese, por mos harroni se ato përmbajnë përbërës kimikë të rrezikshëm.”