Një fëmijë i vogël humbi jetën në Kroaci pasi i rrëshqiti nga krahët e babait të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa babë e bijë po rrëshqisnin në pishinë. Babait i ka rrëshqitur fëmija nga duart dhe ka rënë në beton nga një lartësi prej katër metrash.
Vajza 21-muajshe nga Gjermania u transportua me helikopter në spital, por vdiq nga lëndimet në tru pas incidentit në parkun ujor Aquagan në Lopar të Kroacisë.
Një dëshmitar tha se dëgjoi të qara dhe të bërtitura pasi vogëlushja u rrëzua, ndërsa një mjek slloven nxitoi pranë saj për të kryer ndihmën e parë.
“Kamerieri sapo më kishte sjellë kafe. Kur dëgjuam të qara dhe të bërtitura, menduam se fëmija ishte mbytur”, tha një dëshmitar okular.
Një zëdhënës i Spitalit theksoi se pavarësisht kujdesit të menjëhershëm, ndërhyrjeve të shumta dhe trajtimit intensiv, fëmija vdiq.
“U gjetën lëndime të shumta të rënda fizike, duke përfshirë lëndime në tru dhe organe të brendshme”, zbuloi drejtuesja e klinikës pediatrike të spitalit, Dr. Iva Bilic Cace. Policia lokale po heton rrethanat e ngjarjes.