Escobar i prerë: Njohja duhet të ndodhë, ky pozicion i SHBA’së nuk ka ndryshuar kurrë

Escobar i prerë: Njohja duhet të ndodhë, ky pozicion i SHBA’së nuk ka ndryshuar kurrë

Ambasada Amerikane në Kosovë, po vazhdon të publikojë, pjesë të rëndësishme nga intervista e të dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ai ka theksuar edhe njëherë se në qendër të diskutimeve dhe negociatave duhet të jetë integrimi europian për të të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu ka theksuar se pozicioni i SHBA nuk ka ndryshuar kurrë që njohja duhet të ndodhë, shkruan Gazeta Metro.

Duke folur për Radio Europen e Lirë, Escobar ka theksuar se të gjitha vendet e rajonit duhet të kenë marrëdhënie të qëndrueshme. Si dhe njohja e plotë e së drejtës së të gjitha shteteve për të ekzistuar, e pavarësisë dhe sovranitetit të tyre.

Ai gjithashtu ka thënë se pozicioni i SHBA’së nuk ka ndryshuar kurrë, dhe se njohja duhet të ndodhë.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova