Në takimin me presidenten e Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Erdogan ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen në fusha kyç si tregtia, industria e mbrojtjes dhe energjia.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia është e vendosur të avancojë marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut në të gjitha fushat, duke u bazuar në lidhjet historike, njerëzore dhe kulturore mes dy vendeve, transmeton Anadolu.
Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke në platformën NSosyal pas takimt mes Erdoganit dhe presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në Zyrën Presidenciale Dolmabahçe në Stamboll, liderët gjatë takimit kanë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, si dhe çështje rajonale.
Erdogan ka theksuar se marrëdhëniet mes dy vendeve, të ndërtuara mbi baza historike, njerëzore dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen në fusha kyç si tregtia, industria e mbrojtjes dhe energjia.
Ai gjithashtu është shprehur se beson që në Samitin e NATO-s, i cili do të mbahet më 7–8 korrik në Ankara, do të merren vendime të rëndësishme për vlerësimin e mundësive të reja mes aleatëve, përfshirë prodhimin e përbashkët në industrinë e mbrojtjes.









