Edhe Australia e njohu shtetin palestinez, reagoi Albanese

Kryeministri australian Anthony Albanese deklaroi se Australia do ta njohë shtetin palestinez, pas njoftimit të mëparshëm të bërë nga Kanadaja.

Më herët, Albanese kishte thënë se zgjidhja me dy shtete është më e mira për njerëzimin, në mënyrë që të përfundojë cikli i dhunës, vuajtjes dhe i gjakderdhjes në Gaza.

Anthony Albanese theksoi se njohja e shtetit palestinez është pjesë e përpjekjeve të koordinuara të Kanadasë dhe Britanisë së Madhe dhe se do të formohet një “përpjekje ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete”.

Në një pjesë të deklaratës, të cilën mund ta lexoni të plotë më poshtë, kryeministri australian tha:

“Presidenti i Autoritetit Palestinez përsëriti njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe i dha zotime të drejtpërdrejta Australisë, përfshirë zotimet për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike dhe zbatimin e reformave të rëndësishme në fushën e financave, qeverisjes dhe arsimit. Organizata terroriste Hamas nuk duhet të ketë asnjë rol në Palestinë”, theksoi ai.

Kategoritë
BotaLajme