Sulmi kishte në shënjestër një kamp të Divizionit të 3-të të Forcave Mbrojtëse të Kombit të qeverisë në zonën e shkretëtirës Al-Abr të provincës Hadramout
Dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në një sulm me dron të rebelëve Huthi ndaj një kampi ushtarak në Jemenin lindor, sipas një kanali televiziv të lidhur me qeverinë, transmeton Anadolu.
Televizioni Aljoumhouriya raportoi se sulmi kishte në shënjestër një kamp të Divizionit të 3-të të Forcave Mbrojtëse të Kombit të qeverisë në zonën e shkretëtirës Al-Abr të provincës Hadramout.
Nuk pati asnjë deklaratë të menjëhershme nga qeveria jemenase ose Forcat Mbrojtëse të Kombit mbi sulmin.
Grupi Huthi gjithashtu nuk dha asnjë koment të menjëhershëm.


















