Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 13 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte në Kosovë, Dushko Arsiq.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 13 vjet burgim të akuzuarin për krime lufte në Kosovë, Dushko Arsiq.

Aktakuza e ngarkon Arsiqin se ka marrë pjesë në ekzekutimin e tani të ndjerit B.SH., ashtu që më 20 prill 1999, në fshatin Butovc të Komunës së Prishtinës, në vendin e quajtur “Varrezat e Maqedoncve”, derisa viktima kishte qenë duke ecur, e kanë gjuajtur me pushkë automatike.

Pas goditjes me pushkë të B.SH., ata e kanë urdhëruar të dëmtuarin tjetër A.K., i cili atë kohë ishte 15-vjeçar, që trupin e viktimës B.SH., ta mbajë në shpinë edhe pse i dëmtuari ka pasur lëndime të konsiderueshme fizike për shkak se i akuzuari paraprakisht e kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore dhe konventave ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 2 nëntor 2022, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se Arsiq në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe dhe grupet paramilitare, në muajt janar-qershor 1999, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen e qytetarëve nga Prishtina dhe rrethina.

Gjithashtu, aktakuza e cila e bën përgjegjës Arsiqin për keqtrajtimin e civilëve shqiptarë, plagosje, si dhe për vrasje, e ngarkon atë se bashkë me një grup tjetër kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive si dhe me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ua kanë vënë zjarrin atyre.

25 vjet pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, për krime lufte nga gjyqësori vendor, përfshirë edhe misionet ndërkombëtare në vend, janë akuzuar rreth 116 persona dhe janë dënuar deri më tani mbi 40 prej tyre, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë.

Kategoritë
LajmeVendi