Duncan për takimin me komandantët e UÇK-së: U vinte era luftë, barut, tym, Ramushi ishte si në filmat e Rambos

Diplomati britanik, John Stewart Duncan po dëshmon në Gjykatën Speciale në mbrojtje të Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai dëshmoi se si për demilitarizimin e UÇK-së, duhej të diskutonte edhe me komandantët e zonave, siç tha se e kishte parlajmëruar ish-komandanti i përgjithshëm, Agim Çeku.

Atij iu shfaq një video e 17 qershorit 1999 nga diskutimet me komandantët.

Duncan, ish-këshilltar politik i ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, tha se nuk e harron një moment nga ai diskutim.

“Ishin me veshje ushtarake (komandantët). Më kujtohet era, u vinte era luftë, era barut, era tym. Është një nga gjërat që më ka lënë mbresa. Moment shumë mbesëlënës për mua”, tha ai.

akimi, ai tha se ishte “konstruktiv” dhe “frytdhënës”, por përmendi se komandantët “hezitonin shumë” t’i dorëzonin armët.

“Hezitonin shumë. Sepse ata thonin ‘ne e kemi fituar luftën dhe duam të çarmatosemi me nder’… Deshën ta mbronin nderin e tyre, para syve të popullit të tyre”, tha ai.

Për ish-komandantin e UÇK-së për rajonin e Dukagjinit, Ramush Haradinaj, John Stewart Duncan tha se ishte “si në filmat e Rambos”.

“Ramushi është karakter i veçantë. Ishte si në filmat e Rambos. Mbaj mend që kishte një emblemë në krah. Të binte në sy si personazh. Fliste goxha. I dëgjohej zëri shpesh”, tha ai.

Duncan ishte hartues i marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së.

Kategoritë
BotaLajme