Deputetja dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje ka dhënë një sqarim sa i përket takimit të djeshëm me Myftiun Tërnava.
Balje ka treguar në postimin e saj në “Facebook”, për takimin e djeshëm me Myftiun Tërnava, ndërsa ka thënë se vizitat e këtij lloji janë normale dhe të rregullta.
Kurse sot ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Balje duhet të arrestohet për shkak të gjuhës së saj.
Me rastin e vizitës sime në Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës dhe Miftiut Naim Tërnava.
Çdo vit, disa ditë para muajit të shenjtë të Ramazanit, vizitat e këtij lloji janë normale dhe të rregullta.
Unë nuk kam shkuar në mbledhje në emër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, as si Kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe as me anëtarët e këtij komisioni dhe as nuk jam politikani i parë që e kam vizituar atë institucion.
Unë nuk mund të ndikoj në mendimin e myftiut dhe të bashkësisë islame për ligjet aktuale, as nuk mund ta formoj apo ndryshoj atë, as nuk jam përgjegjës për të, ashtu siç nuk mund të ndikojnë ata në timin.
Unë kam deklaruar qëndrimin tim për këto ligje, mirëpo këto ligje nuk kanë qenë temë e vizitës te myftiu.