Hunter Biden, djali i presidentit amerikan Joe Biden, u gjend në qendër të një skandali pornografie pasi historia e tij e kërkimit në internet doli në publik.
Hunter duket se është i fiksuar pas pornografisë dhe kërkimet e tij përfshinin “18-vjeçarë”, “Vejusha të vetmuara”, “Nënat në kokainë”.
Gjithashtu, kërkimet përfshinin pyetje se si të hakohej celulari i të dashurit dhe të kërkohej emri i tij, shkruan Daily Mail.
He sent porn to his dad?!
"Shockingly, Hunter texted a link to a Pornhub page to a phone number he had saved in his contacts book as 'Dad' on October 22, 2018."https://t.co/6X5Ns99TGQ
— Beverly Hallberg (@BeverlyHallberg) June 1, 2022
Lista e kërkimit mbulon vetëm gjashtë ditë në mars 2019 përpara se ai të thyente laptopin e tij, ta çonte për riparim në një dyqan në Delaware, por nuk erdhi kurrë për të.
Gjithashtu, në laptop u gjetën video në të cilat Hunter ka një marrëdhënie me prostituta dhe postoi videot e tij porno në shtëpi në llogarinë e tij në Pornhub me emrin e përdoruesit “RHEast”.
Si për kujtesë, Hunter ka luftuar me varësinë nga droga dhe alkooli gjatë gjithë jetës së tij dhe për këtë ka folur në biografinë e tij “Beautiful Things”. Ai beson se varësitë e tij janë rezultat i traumës që përjetoi në vitin 1972 kur u përfshi në një aksident që vrau nënën dhe motrën e tij dhe ai dhe vëllai i tij u plagosën rëndë. Atëherë ai ishte vetëm dy vjeç.