Diogo Jota u nda nga jeta vetëm 10 ditë pas dasmës, pas tij mbeten tre fëmijë

Nga Spanja kanë mbërritur sot lajme të tmerrshme se sulmuesi i Liverpoolit dhe përfaqësuesi portugez Diogo Jota humbi jetën në moshën 29-vjeçare në një aksident automobilistik që ndodhi në perëndim të Spanjës.

Jota u nda nga jeta vetëm dhjetë ditë pasi festoi dasmën dhe u martua me partneren e tij shumëvjeçare, Rute Cardoso.

Portugezi u martua më 22 qershor 2025 me të dashurën, me të cilën ishte në një lidhje prej vitesh dhe me të cilën ka tre fëmijë.

“22 qershor 2025. Po, për gjithmonë,” shkruan së bashku Rute dhe Diogo në një postim në Instagram ku ndanë fotografitë nga ceremonia.

Fëmija i tyre më i madh është një djalë lindur në vitin 2021, një tjetër fëmijë lindi në 2023, ndërsa fëmija e fundit, një vajzë, lindi më 26 nëntor 2024.

Ata ishin të lidhur për më shumë se një dekadë—shumë para se të fillonte karrierën e tij profesionale në futboll.

Jota ishte pjesë e Liverpoolit që nga viti 2020, ndërsa me përfaqësuesen e Portugalisë luajti 49 ndeshje dhe shënoi 14 gola.

Ai fitoi Ligën e Kombeve me Portugalia dy herë, dhe me Liverpoolin arriti të triumfonte në Premier League, FA Cup dhe Ligakup.

Kategoritë
Sport