Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një shkolle në Gaza

Dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga sulmi izraelit ndaj një shkolle në Gaza

Izraeli sulmoi një shkollë në lagjen Ad-Deraj të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur

GAZA (AA) – Në sulmin izraelit në një shkollë në lagjen Ad-Deraj të Gazës, ku ishin të strehuar palestinezët e zhvendosur u vranë dhe u plagosën dhjetëra njerëz, transmeton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burime shëndetësore dhe dëshmitarë okularë, Izraeli shënjestroi një shkollë në lagjen Ad-Deraj të qytetit të Gazës, ku po strehoheshin palestinezët e zhvendosur.

Njoftohet se në sulmin ndaj shkollës dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën.

Pas armëpushimit në Gaza që hyri në fuqi më 19 janar, mëngjesin e sotëm Izraeli nisi sërish sulme të dhunshme në Rripin e Gazës.

Sipas një deklarate me shkrim nga Zyra e Qeverisë për Media në Gaza, 322 persona janë vrarë dhe zhdukur në sulmet pesë orëshe të Izraelit ndaj Gazës mëngjesin e sotëm dhe thuhet se ka dhjetëra njerëz të plagosur.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova