Në kulmin e sezonit veror në Kroaci, shumë vizitorë po largohen për shkak të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të akomodimit, ushqimit, pijeve – dhe këtë vit edhe të parkimit dhe rregullave të reja të qarkullimit.
Sipas raportimeve të lexuesve, çmimi për një orë parkim në Dubrovnik arrin deri në 20 euro.
Pavarësisht kësaj tarife të lartë, hyrja me makinë në qytet nuk lejohet pa një leje të veçantë. Qyteti i Dubrovnikut pritet së shpejti të fillojë gjobitjen e hyrjeve në zonën me regjim të veçantë trafiku.
Gjobat për hyrje të paautorizuar janë:
- 260 euro për persona fizikë,
- 600 euro për persona fizikë që janë zejtarë ose ushtrojnë ndonjë veprimtari të pavarur,
- 260 euro për personat përgjegjës në persona juridikë,
- 1320 euro për vetë personat juridikë.
Gjobat aplikohen për çdo hyrje individuale, që do të thotë se nëse kaloni disa herë në ditë përmes zonës, çdo kalim sjell një gjobë të re.
Qyteti i Dubrovnikut e ka cilësuar këtë masë si pjesë të zhvillimit të një qyteti të mençur dhe të qëndrueshëm, duke theksuar se kjo e forcon pozicionin e qytetit si lider në zbatimin e zgjidhjeve moderne në shërbim të qytetarëve. Afati i përshtatjes për banorët do të zgjasë deri në fillim të gushtit.
Megjithatë, sipas përvojës së turistëve, ky qasje ka shkaktuar shumë pakënaqësi.