Chelsea i është bashkuar garës për yllin e Aston Villës, Emiliano Martinez, me trajnerin Enzo Maresca që raportohet se është i interesuar të nënshkruajë me portierin numër një të Argjentinës.
Megjithatë, fituesi i Kupës së Botës 2022 thuhet se e preferon një kalim te Manchester United, ndërsa Galatasaray dhe Atletico Madrid gjithashtu po e ndjekin situatën.
Chelsea është klubi më i fundit që lidhet me një transferim veror për Martinezin. Blutë thuhet se po synojnë të përforcojnë portën pas një sezoni zhgënjyes nga Robert Sanchez dhe Filip Jorgensen.
Sipas DSports, trajneri i Chelseat, Maresca, i ka dhënë dritën jeshile transferimit, pas këshillave të ndihmëstrajnerit Willy Caballero.
Megjithëse interesi i Chelseas është në rritje, ata duken pas Manchester United në renditje.
Raportet nga Argjentina pretendojnë se Martinez ‘ëndërron’ një transferim në ‘Old Trafford’, dhe United tashmë ka bërë kontakt zyrtar për transferimin.