Manchester City dhe Juventus kanë grumbulluar nga 6 pikë pas dy ndeshjeve në Grupin G të Kupës së Botës për Klube.
Nëse barazojnë në ndeshjen direkte, të dyja do ta mbyllin grupin me 7 pikë, por në krye do të renditet Juventusi për shkak të më shumë golave të shënuar (9 ndaj 8 të Cityt).
Kriteret për vendin e parë, kur pikët janë të barabarta, janë:
Diferenca e golave;
Numri i golave të shënuar.
Si pasojë, City duhet të fitojë për të siguruar vendin e parë dhe për të shmangur një përballje të mundshme ndaj Real Madridit në fazën e 1/8-ave.
Në të kundërt, Juventus do ta kryesojë grupin dhe City do të përballet me fituesin e Grupit H, që pritet të jetë Reali. /