Legjenda franceze e futbollit, Eric Cantona, ishte i ftuar në një koncert humanitar në Wembley të organizuar nga Brian Eno, ku u mblodhën 1,5 milionë paund për ndihmë palestinezëve në Gaza.
Cantona u rreshtua qartë në krah të palestinezëve dhe bëri thirrje për bojkotimin e sportistëve izraelitë dhe përjashtimin e klubeve e përfaqësueseve të Izraelit nga garat ndërkombëtare.
“Kam luajtur për Francën dhe për Manchester United. E di që futbolli ndërkombëtar është më shumë se sport. Ai është edhe kulturë, edhe politikë, është fuqi që një shtet ka për t’u përfaqësuar në skenën globale,” tha Cantona dhe shtoi:
“Është koha t’i hiqet Izraelit kjo privilegj.”
“FIFA dhe UEFA e pezulluan Rusinë vetëm katër ditë pasi nisi agresioni mbi Ukrainën. Tani kanë kaluar 716 ditë nga ajo që Amnesty International e quajti gjenocid, dhe Izraelit ende i lejohet të garojë. Pse ekzistojnë standarde të dyfishta? FIFA dhe UEFA duhet ta pezullojnë Izraelin, dhe të gjitha klubet në botë duhet të refuzojnë të luajnë kundër ekipeve izraelite,” tha Cantona.