Bislimi: Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri

Kritikave për pezullimin e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe  Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional të cilat funksiononin në Komunën e Mitrovicës së Veriut sipas sistemit të Serbisë, u ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi.

Bislimi ka thënë se nuk është targetuar asnjë institucion shëndetësor i cili operon në komunat veriore të Republikës së Kosovës. Ai kwtw e sheh si njw tjetwr propagandw tw Serbisw.

“Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri. Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht “Serbia run institutions in Kosovo”). Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor. Inspektorët vendorë të tregtisë kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse. Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

Kategoritë
BotaLajme