Beogradi provokon në dyvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë: Nderime për sulmuesit dhe thirrje për rikthimin e ushtrisë në Kosovë

Sot, në dyvjetorin e sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Serbia ka organizuar një provokim të hapur në parkun e ‘Kalemegdanit’ në Beograd, ku me pishtarë, flamuj dhe pankarta nacionaliste u nderuan sulmuesit që morën pjesë në këtë sulm.

Poshtë shtatores së ‘Fituesit të Beogradit’ u vendos flamuri me portretet e tre terroristëve të vrarë në sulm, ndërsa mbi pankarta u lexuan thirrje si ‘Kur ushtria të kthehet në Kosovë’ dhe ‘Në të mirë dhe të keqe, vëlla është për vëlla’. Nuk dihet se kush ishte organizator i këtij akti provokues, raporton Nova.

Ky ‘manifestim’, i organizuar në të njëjtën ditë kur ish-nënkryetari i Listës Serbe dhe person me fletëarrest ndërkombëtar Milan Radoiciq vizitoi qytetin Kosjeric dhe kërcënoi hapur qytetarët që doplën kundër regjimit të Vuciqit.

Flamujt dhe thirrjet nacionaliste, së bashku me nderimet për personat e përfshirë në sulmin terrorist, dëshmojnë mungesë të dëshirës për pajtim dhe tentojnë të mbajnë gjallë konfliktet.

Përveç kësaj, grafitet me mbishkrimin “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” janë pjesë e një investimi të madh prej 217,000 eurosh nga Ministria e Ndërtimit nën mandatin e Goran Vesiqit, duke treguar përkrahjen institucionale për mesazhe që provokojnë dhe nxisin ndasi në mes të komuniteteve.

Kategoritë
LajmeRajoni