Belgjika do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prévot, ka thënë se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së këtë muaj, duke shtuar presionin ndërkombëtar mbi Izraelin pas veprimeve të ngjashme nga Australia, Britania, Kanadaja dhe Franca, shkruan The Guardian.

Vendimi vjen “në dritën e tragjedisë humanitare që po shpaloset në Palestinë, veçanërisht në Gaza, dhe si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar nga Izraeli në shkelje të së drejtës ndërkombëtare,” tha Prévot në një postim në rrjetet sociale.

Izraeli është bërë gjithnjë e më i izoluar në skenën ndërkombëtare, pasi përballet me akuza të besueshme për gjenocid, spastrim etnik, krime lufte dhe ndëshkim kolektiv të popullsisë civile të Gazës.

Në një postim të gjatë në platformën “X”, Ministri Prévot shkroi:

“Në dritën e tragjedisë humanitare që po shpaloset në Palestinë, veçanërisht në Gaza, dhe si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar nga Izraeli në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, duke pasur parasysh detyrimet e tij ndërkombëtare, përfshirë detyrimin për të parandaluar çdo rrezik të gjenocidit, Belgjika duhej të merrte vendime të forta për të rritur presionin ndaj qeverisë izraelite dhe terroristëve të Hamasit.

Kjo nuk ka të bëjë me sanksionimin e popullit izraelit, por me sigurimin që qeveria e tyre të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe humanitare dhe me marrjen e masave për të ndryshuar situatën në terren.”

Kategoritë
BotaLajme