Policia e Kosovës ka bastisur sot një shtëpi në fshatin Uglarë të Zubin Potokut, ku ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zv.Drejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas Elshanit, nga kjo bastisje nuk ka të arrestuar.
“Është bastisur një shtëpi në Uglarë në Zubin Potok. Policia ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Nuk ka persona të arrestuar”, ka thënë Elshani.