Për familjet palestineze, të cilët u zhvendosën nga fshatrat e tyre dhe tani jetojnë në tenda të improvizuar, jeta pa energji elektrike është një cikël i pamëshirshëm vështirësish
Për pothuajse tre vjet, një krizë e rëndë e energjisë elektrike e ka zhytur Rripin e Gazës në një betejë të përditshme për mbijetesë mes luftës gjenocidale të Izraelit, duke i detyruar familjet e zhvendosura të përdorin alternativa të rrezikshme për dritë dhe ngrohtësi, me pasoja të konsiderueshme për shëndetin dhe sigurinë, raporton Anadolu.
Situata në Gaza, të cilës i parapriu prej kohësh konfliktit aktual, është përkeqësuar nga ndërprerja e plotë e furnizimit me energji elektrike nga Izraeli pas sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023, pas çka sipas mediave izraelite, Tel Avivi mori vendimin për të ndërprerë tërësisht energjinë elektrike për Gazën.
Në muajin mars, ministri izraelit i Energjisë, Eli Cohen, njoftoi një hap të mëtejshëm, duke urdhëruar ndërprerjen e të gjithë furnizimit me energji elektrike të Gazës për të ushtruar presion mbi Hamasin që të lirojë pengjet e mbetura izraelite të mbajtura në enklavë. Ky veprim erdhi mes një ofensive më të gjerë izraelite që thuhet se vrau dhjetëra mijëra palestinezë.
Për familjet palestineze, përfshirë edhe familjen Abu Naji, të cilët u zhvendosën nga fshati i tyre Magraka dhe tani jetojnë në një tendë të improvizuar, jeta pa energji elektrike është një cikël i pamëshirshëm vështirësish.
Nëna e kësaj familje tha se situata e tyre është “plotësisht e tmerrshme dhe vërtet e vështirë”. Zjarret që ata djegin për ngrohtësi dhe dritë prodhojnë tym dhe gazra toksikë, duke paraqitur një rrezik serioz, veçanërisht për fëmijët. Mungesa e energjisë elektrike ka paralizuar gjithashtu punët themelore shtëpiake, përfshirë edhe për higjienën personale.
“Nuk mund ta pjekim bukën siç duhet. Pjekim në një tenxhere, sepse nuk mund ta bëjmë ndryshe. Kur gjejmë dru, pjekim duke përdorur një furrë dhe kur nuk ka dru, nuk mund të pjekim asgjë”, tha ajo.
“Flasim njëqind herë gjatë natës, duke parë orën, por koha nuk lëviz kurrë. Presim dritën e ditës vetëm për të parë nëse gjërat mund të jenë më mirë. Nuk mund ta përballojmë më këtë jetë. E gjitha është vetëm vështirësi”, shtoi ajo.
Ajo e mbylli fjalën e saj me një lutje, jo për të rritur, por për fëmijët. “Ne kërkojmë gjithçka si pjesa tjetër e botës. Të drejtat e fëmijëve janë mohuar. Asgjë nuk u ka mbetur atyre”, u shpreh ajo.
Izraeli ka vrarë të paktën 69 mijë njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 170.600 të tjerë në sulmet në Gaza që nga tetori i vitit 2023.
Autoritetet palestineze thonë se 9.500 njerëz mbeten të zhdukur nën rrënojat nga bombardimet izraelite, ndërsa më shumë se 10 mijë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen në burgjet izraelite.









