Palestinezët kanë luftuar kundër zhvendosjes, të cilën e përshkruajnë si “vdekje e ngadaltë”, për gati dy vjet për shkak të sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza
Palestinezët e zhvendosur në Rripin e Gazës janë të zënë midis dy zjarreve nga të cilat i ikën vdekjes, por janë të detyruar të jetojnë në tenda të mbipopulluara pa infrastrukturë, ushqim apo ujë për shkak të pushtimit të Izraelit me sulmet e tij tokësore, raporton Anadolu.
Palestinezët kanë luftuar kundër zhvendosjes, të cilën e përshkruajnë si “vdekje e ngadaltë”, për gati dy vjet për shkak të sulmeve të pamëshirshme të Izraelit në Gaza.
Izraeli i ka rrethuar palestinezët me sulme nga toka, deti dhe ajri, dhe po e kufizon gjithnjë e më shumë lëvizjen e tyre përmes pushtimit. Edhe pse palestinezët e dinë se nuk ka “vend të sigurt” në Gaza, ata sërish janë të detyruar të zhvendosen në zona që ushtria izraelite pretendon se janë “të sigurta”.
Izraeli, i cili rrafshoi qytetin e Gazës me sulme ajrore muajin e kaluar, filloi sulmet tokësore më 15 shtator. Shumica e palestinezëve në qytet, ku gjenden afërsisht 1 milion njerëz, refuzojnë të largohen, duke thënë se “të dyja janë lloj vdekjeje”.
Ata që ikin për të mbijetuar, duhet të jetojnë në kushte shumë primitive dhe të vështira në vendet e tyre të reja. Izraeli miratoi planin e kryeministrit, Benjamin Netanyahu për të ripushtuar gradualisht Rripin e Gazës në gusht, duke filluar me qytetin e Gazës, shtëpi e rreth 1 milion njerëzve.
Që nga 7 tetori 2023, Izraeli ka kryer gjenocid në Rripin e Gazës, i cili deri më tani ka vrarë mbi 65.300 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Sulmet kanë zhvendosur qindra mijëra njerëz së bashku me një bllokadë mbi ndihmën humanitare që ka çuar në uri dhe ka marrë jetën e të paktën 442 palestinezëve, përfshirë 147 fëmijëve.