Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë Albin Kurti për, siç e quan ajo, propagandën e tij në sektorin e bujqësisë, raporton GazetaBlic.
Ajo tha se Kurti mund të gënjejë ata që bujqësinë e njohin vetëm nga filmat vizatimorë, por jo edhe bujqit që punojnë me mund e djersë për të siguruar ushqimin e përditshëm të qytetarëve.
Bajrami përmendi reagimin e fermerit Sadush Kabashi ndaj postimeve të Kurtit, duke e cilësuar si përgjigje reale nga terreni.