Një avion i vogël u rrëzua sot në qarkun Lancaster të Pensilvanisë, njoftuan autoritetet lokale.
Avioni u rrëzua në Manheim, dhe ekipet e emergjencës ndodhen në terren, thanë për CNN zyrtarët e stacionit policor të qytetit Lancaster.
Policia deklaroi se nuk mund të japë informacione mbi të lënduarit apo viktimat, por dega e CNN-it, WGAL, konfirmoi se disa autoambulanca janë në vendngjarje.
Administrata Federale e Aviacionit njoftoi për CNN se në avion ndodheshin pesë persona. Agjencia bëri të ditur se do të hetojë aksidentin.
Avioni u ngrit nga aeroporti i Lancasterit, në veri të vendit të aksidentit, në orën 15:26 me orën lokale dhe ishte nisur drejt Springfieldit (Ohajo).
Policia shtetërore e Pensilvanisë është “në terren dhe po ndihmon autoritetet lokale”, tha guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, në një postim në rrjetin X.