Pakti i mbrojtjes do të forcojë përpjekjet për përballimin e sfidave rajonale dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, thotë mbreti saudit Salman
Marrëveshja e Mekës mes Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit është një partneritet mbrojtës “afatgjatë” që do të forcojë bashkëpunimin, tha mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, transmeton Anadolu.
Marrëveshja do të forcojë përpjekjet për përballimin e sfidave rajonale dhe ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, tha Salman gjatë një mbledhjeje të kabinetit në Xheda, raportoi Agjencia Saudite e Shtypit (SPA).
Samiti trepalësh që çoi në arritjen e marrëveshjes “riafirmoi lidhjet e thella historike mes tre vendeve dhe angazhimin e tyre të përbashkët për forcimin e lidhjeve të vëllazërisë”, ndërsa ndiqen “interesa të përbashkëta strategjike”.
Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan marrëveshjen e mbrojtjes të premten e kaluar në një samit trepalësh në Mekë, duke u zotuar të forcojnë sigurinë kolektive, të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të promovojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.


















