Arabia Saudite e ka hequr nga tekstet shkollore fjalinë “Myslimanët nuk do të heqin kurrë dorë nga Jerusalemi”

Raporti i këtij viti i organizatës izraelite Impact-se, e cila analizon programet dhe tekstet shkollore në Lindjen e Mesme, evidenton ndryshime në mënyrën se si tekstet shkollore në Arabinë Saudite e paraqesin Izraelin, si dhe vazhdimin e zbutjes së retorikës.

Në raport thuhet se mënyra e paraqitjes së Izraelit dhe sionizmit po vazhdon moderimin gradual, i cili është dokumentuar edhe në raportet e mëparshme të Impact-se.

Botimet më të fundit kanë hequr ose zbutur disa referenca politikisht të ndjeshme, duke vazhduar kështu trendin e reduktimit të terminologjisë që më parë kishte karakter armiqësor ndaj Izraelit në tekstet shkollore të Arabisë Saudite.

Disa nga shembujt përfshijnë heqjen e Palestinës nga hartat në një seri tekstesh të shkencave shoqërore, ku paraqitet territori i Izraelit, por pa u përmendur emri “Izrael”.

Teksti i gjuhës arabe për klasën e 11-të gjithashtu ka hequr fjalinë:

“Myslimanët nuk do të heqin kurrë dorë nga Jerusalemi”, ndërsa teksti i historisë për klasën e 11-të shprehjen “armiku sionist” e ka zëvendësuar me “pushtimi izraelit”.

Kategoritë
BotaLajme