Anketa e UNDP-së: Kosovarët më të kënaqur me Osmanin se me Kurtin dhe Konjufcën

UNDP ka realizuar një anketim me 1,306  qytetarë prej të cilëve mesatarisht 42.44 për qind janë të kënaqur me punën e institucioneve qendrore të Kosovës, duke shënuar rënie për 3.32 pikë përqindje krahasuar me prillin e vitit 2023, kur ky numër ishte 45.76%.

Në gjetjen e anketimit thuhet se kënaqshmëria me performancën e kabinetit ekzekutiv e kapi vlerën prej 41.8% duke shënuar ulje për 4 pikë përqindje krahasuar me prillin 2023 kur ishte 45.8%.

“Kënaqshmëria me punën e kryeministrit e kapi vlerën prej 48.9%, duke treguar ulje për 2.6 pikë përqindje krahasuar me prillin 2023 (51.5%). Kënaqshmëria me Kuvendin ishte në vlerën prej 38.7% krahasuar me 46.4% në prill 2023. Një rënie pak më e lartë e kënaqshmërisë është vërejtur me Kryetarin e Kuvendit, duke e shënuar vlerën prej 52.2%, krahasuar me 58.3% në prill 2023”, thuhet në njoftim.

Kurse edhe për presidenten Vjosa Osmani thuhet se ka një rënie të kënaqshmërisë: “duke e kapur vlerën prej 56.2% krahasuar me 60.3% në prill 2023.

Ndërkohë, është shënuar një rritje për 0.3 pikë përqindje me punën e gjykatave (29.3%) krahasuar me nëntorin e vitit 2023 (29%), dhe për 1 pikë përqindje me punën e Prokurorisë (30%) krahasuar me prillin e vitit 2023 (29%).

Në përputhje me rritjen e përgjithshme të të gjithë treguesve të indeksit ekonomik, në anketën e nëntorit 2023, kënaqshmëria me drejtimin ekonomik shënoi rritje prej 2.41 pikë përqindje, duke e kapur vlerën prej 20.2% krahasuar me 17.79% në prill 2023.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi