Anija me refugjatë sudanezë përfshihet nga flakët pranë brigjeve të Libisë, të paktën 50 të vdekur

Të paktën 50 refugjatë sudanezë humbin jetën pas djegies së një anijeje pranë brigjeve të Libisë.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) bëri të ditur të hënën se një tragjedi e rëndë ka ndodhur pranë brigjeve të Libisë, ku të paktën 50 refugjatë sudanezë kanë humbur jetën pasi anija me të cilën po udhëtonin u përfshi nga flakët.

Në bordin e anijes ndodheshin rreth 75 persona, shumica prej tyre sudanezë që po përpiqeshin të arratiseshin nga varfëria dhe konfliktet e brendshme në vendin e tyre, me shpresën për një jetë më të mirë në Evropë.

Kategoritë
BotaLajme