Vitin tjetër Anglia mund të vendosë një rekord të ri, atë të pjesëmarrjes me 6 ekipe në Ligën e Kampionëve.
Deri më tani, Premier League ka të sigurtë pjesëmarrjen me 5 skuadra, por numri mund të rritet. Fitoret e pastra të Manchester United dhe Totenhamit në ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League, i hapin rrugën një ekipi të gjashtë.
Kjo do të ndodhë nëse këtu dy skuadra shkojnë në finalen e Ligës Europa dhe fituesi e ka të garantuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër.
Ndërkohë që, të dyja këto ekipe janë prej kohësh jashtë garës për një vend në Ligën e Kampionëve në kampionat, pasi janë në vendet poshtë mesit të renditjes.
Falë renditjes, Anglia dhe Spanja kanë fituar të drejtën të kenë nga 5 skuadra sezonin tjetër. Ekipi i gjashtë, që do të ishte një rekord absolut, mund të vijë nga Liga Europa.