Amerikanët zbuluan: Izraeli do të ndalojë sulmet ndaj Gazës për katër orë çdo ditë

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Izraeli do të fillojë pauzat ditore katër-orëshe në sulmet në veri të Gazës

“SHBA e kuptojnë se Izraeli do të fillojë të kryejë pushime katër-orëshe në Rripin verior të Gazës çdo ditë,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Ai tha se njoftimi do të bëhet tre orë më parë.

“Izraelitët na kanë thënë se nuk do të ketë operacione ushtarake në këto zona gjatë pauzës dhe se procesi fillon sot”, shtoi ai.

Kujtojmë se më herët ushtria izraelite tha se “ka ndërprerje taktike, lokale për ndihma humanitare për civilët në Gaza”, dhe bëri të qartë se “nuk ka armëpushim”.

Që nga 7 tetori, më shumë se 10,000 civilë kanë vdekur në Gaza, shumica prej tyre fëmijë dhe gra, dhe izraelitët kontrollojnë gjithashtu ndihmat humanitare që arrijnë tek palestinezët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka refuzuar një marrëveshje për një armëpushim pesë-ditor me grupet palestineze në Gaza në këmbim të lirimit të disa pengjeve të mbajtura në zonë, sipas burimeve të njohura me negociatat, raporton The Guardian.

Burimet thanë se kryeministri izraelit e hodhi poshtë marrëveshjen në bisedimet e hershme pasi militantët e Hamasit organizuan një inkursion të paprecedentë në territorin izraelit më 7 tetor, duke vrarë rreth 1,400 njerëz.

Kategoritë
BotaLajme