Pas një presioni të madh nga diplomatët, drejtuesit e federatave të futbollit dhe personalitete të tjera të rëndësishme, Izraeli ka mbetur pjesë e UEFA-s, ndërsa Maccabi Tel Aviv do ta zhvillojë sonte ndeshjen e saj në Ligën e Evropës.
Futbolli dhe sporti izraelit kishin frikë nga një përjashtim i mundshëm nga garat e UEFA-s, për shkak të gjenocidit që Izraeli po kryen në Gaza, ndërsa presioni më i madh për këtë vinte nga Katar-i, pas zhvillimeve të fundit politike dhe sulmit izraelit ndaj Dohas.
Megjithatë, sipas portalit Israelhayom, shumë diplomatë, izraelitë dhe ndërkombëtarë, drejtues federatash dhe figura të njohura të futbollit – emrat e të cilëve do të mbeten sekret për disa vite – e kryen punën për Federatën Izraelite të Futbollit, e cila për momentin e ka shmangur pezullimin.
I njëjti portal thekson se zyrtarët amerikanë kanë ushtruar presion mbi drejtuesit e UEFA-s që të mos ndërhyjnë në status quo-në, gjë që ishte vendimtare për të mos u përjashtuar Izraeli nga garat evropiane.
Në Izrael megjithatë pranojnë se është fituar një betejë, por jo edhe lufta, dhe se statusi i tyre në UEFA dhe FIFA mund të vihet sërish në diskutim në periudhën e ardhshme.