Forcat e Komandës Qendrore të Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) përdorën dje disa dronë njëdrejtimësh për të sulmuar objektiva në Iran, përfshirë portin në bazën detare Bandar Abbas dhe një strukturë për mirëmbajtjen e nëndetëseve dhe anijeve.
Sipas informacioneve të publikuara nga CENTCOM-i, gjatë operacionit tri mjete sipërfaqësore detare pa pilot të tipit “Corsair” goditën portin në bazën Bandar Abbas.
Siç thuhet, kjo është hera e parë që forcat amerikane kanë përdorur dronë detarë në operacione luftarake.
Objektiv i sulmit ishte gjithashtu edhe struktura për mirëmbajtjen e nëndetëseve dhe anijeve në Iran.
Sipas njoftimit të CENTCOM-it, qëllimi i këtij operacioni ishte dëmtimi dhe zvogëlimi i aftësive të marinës luftarake iraniane për të kërcënuar me anijet e saj trafikun detar dhe transportin e naftës në Ngushticën e Hormuzit.




















