SHBA nuk do të ndërveprojë më si ndërmjetës në negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, ka konfirmuar Departamenti i Shtetit, duke sinjalizuar një ndryshim në rolin e Uashingtonit në konfliktin e vazhdueshëm.
Tammy Bruce, zëdhënëse e departamentit, tha se SHBA-ja po ndryshon “metodologjinë se si kontribuon” në bisedime dhe nuk do të “fluturojë nëpër botë” për takime, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sipas The Sun, zëvendëspresidenti JD Vance ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti.
Vance tha Trump kishte sjellë të dyja palët në tryezën e bisedimeve, por se SHBA nuk do të udhëheqë më përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen.
“Nuk do të shkojë askund… nuk do të përfundojë së shpejti”, tha ai.
“Tani do të varet nga ato që të arrijnë një marrëveshje dhe të ndalojnë këtë konflikt brutal.”
Ndryshe, njoftimi shënon një ndryshim të rëndësishëm në qasjen e SHBA-së ndaj luftës, pas paralajmërimeve se do të tërhiqej nga roli i saj ndërmjetës nëse nuk do të arrihej përparim. /Telegrafi/